Ora News - Tiranë: Kapet te "Fresku" me kokainë, në shtëpi i gjejnë dhe shotgun

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri me vete dhe posedonte lëndë narkotike.

Operacioni policor i koduar ?Fresku?, u finalizua nga Forcat e Posaçme ?Shqiponjat?, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

''Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Fresku", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, nga kontrolli fizik në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/tirane-kapet-te-fresku-me-kokaine-ne-shtepi-i-gjejne-dhe-shotgun

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended