"Ju flet Moska" - Shefi i IMT, Bashkia Tiranë Maringlen Qato, ushtar i mafies ndërtimore?

  • 4 years ago
Gazetari Kastriot Myftaraj trajtoi këtë të martë në emisionin "Ju flet Moska" në RTV Ora, shefin e IMT-së, Maringlen Qato i cili shpesh etiketohet nga mediat dhe opozita si ushtar i mafies ndërtimore.

Në analizën e tij, Myftaraj thotë se Qato nuk ka një CV zyrtare në institucionin ku punon ndaj kjo ngre dhe shumë dyshime.

Kastriot Myftaraj: Në çdo vend ku ka një shtet ligjor, për vende partnere të Shqipërisë, për një zyrtar të rangut të Kryeinspektorit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë së kryeqytetit, që në rastin tonë është Maringlen Qato, do të gjeni të paktën një CV. Të paktën në faqen zyrtare të bashkisë ose institucionit që drejton ai, në këtë rast IMT. Në rastin e Maringlen Qatos nuk do të gjeni një jetëshkrim të tillë sado që të kërkoni. Megjithëse paraqitja e jetëshkrimeve zyrtare për drejtuesit është e detyrueshme, sepse nesër mund të ankohen se thuhen të pavërteta. Paraqit versionin tënd se çfarë pune ke bërë. Ka dy njerëz që e fshehin të shkuarën e tyre dhe nuk paraqesin të dhëna, mafiozët dhe mashtruesit. Të dy palët nuk duan të tregojnë të vërtetën e të shkuarës së tyre sepse kanë bërë punë të errëta, gënjejnë për ato që thonë se kanë bërë.

Kur shikon se Qato shkel detyrimin zyrtar për të paraqitur një CV zyrtare në faqen zyrtare të institucionit ku punon, ku nëse bën një kërkim aty del vetëm emërimi i tij. Kur shikon se Qato, jo vetëm që fsheh të dhënat, por kur dëgjon se si bëhen kritikat për të nga qytetarët. Ka mbi 50 kallëzime në Prokurori për këtë. Kur shikon sesi flet opozita për pozicionin e tij, dihet që opozita mban një qëndrim të tillë. Unë i kombinoj të gjitha këto, i shikoj në një dritë të caktuar, i shikoj në dy kënde. Këndi i parë është mungesa e një CV-je zyrtare. Z. Qato ka lindur në vitin 1976, është 44 vjeç.

Në mungesë të një CV-je zyrtare, nuk dua të spekuloj. Ai thotë se ka marrë një diplomë të universitetit UFO në 2009 në moshën 33 vjeç. Nuk e thotë se në çfarë fushe e ka marrë diplome. Nga një kërkim që kam bërë unë, nuk del asnjë shok shkolle, asnjë koleg, asnjë njeri që të ketë qenë studime me të. Nuk del njeri që ta ketë parë në shkollë. E kanë parë në kafen e universitetit, por kjo nuk e bën student. Si ish emigrant në Greqi, erdhi në Shqipëri me ardhjen në pushtet të Rilindjes, filloi punë tek Aluizni. Që nga Aluizni, kur pati një konflikt qeveria me Bashkinë Kamzës për ujësjellësin, e vuri administrator. Pastaj erdhi Erion Veliaj, dhe e bëri shef të IMT-së pranë bashisë ku ka detyrën e posaçme të ushtarit të mafies ndërtimore sipas kritkave të bëra nga opozita.

Për më shumë shikoni videon e plotë të emisionit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter htt...

Recommended