A.Bejtja: Per teatrin dhe te vras ne menyrë figurative/B.Haxhiu: Cfare gabimi bera?

  • 4 years ago
Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një nga temat që u diskutua këtë të martë në emisionin ?Opinion? në Tv Klan. Diskutimet u shoqëruan me një debat mes analistëve Andi Bejtja dhe Baton Haxhiu.
Gjatë fjalës së tij, Bejtja citoi një arkitekt italian, i cili thoshte për Teatrin Kombëtar se, ?është një punë e njohur botërisht e përsosmërisht arkitektonike italiane e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë si një nga shembujt e parë në Europë të parafabrikatëve të bërë në Milano dhe të montuar në patentë ekskluzive në vitin 1938 në Tiranë asokohe?.
Për këtë fakt, teatri sipas analistit është një trashëgimi kulturore. Prandaj Bejtja i kërkoi Haxhiut që atë mos bënte debat mbi teatrin dhe i tha që të mos bënte gabim të mendonte pro prishjes së teatrit.
Sipas tij, çështja e teatrit është shumë e rëndësishme për të si një qytetar i Tiranës dhe në mënyrë figurative iu drejtuar Haxhiut duke i thënë se, ?për këtë edhe të vras?.
Andi Bejtja: Kjo është qartë fare se është trashëgimi kulturore që duhet ruajtur. A ka teatër aty brenda, a s?ka teatër aty, a lozin aty, kjo për mua nuk ka shumë rëndësi.
Baton Haxhiu: Kjo është temë tjetër çfarë po thua ti.
Andi Bejtja: Për mua ka shumë rëndësi dhe po të them mos hy te kjo fushë.
Baton Haxhiu: Pse?
Andi Bejtja: Sepse kemi mendim ndryshe dhe unë të vlerësoj si qytetar dhe mos bëj gabim të mendosh si këta që mendojnë të jesh pro shembjes së teatrit.
Baton Haxhiu: Çfarë gabimi bëra?
Andi Bejtja: Mos e bëj këtë gabim sepse... Kjo për mua si qytetar i Tiranës ka shumë rëndësi pasi unë për këtë edhe të vras, ta them në mënyrë figurative.
Blendi Fevziu: Bejtja thuaje edhe njëherë?
Andi Bejtja: Në mënyrë figurative. Kjo për mua ka shumë rëndësi, kështu që mos hy tek kjo fushë./tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended