A do të ketë kulla pas teatrit? Veliaj: Mund të bëjmë hotel, zyra....s'kemi propozime tani
  • 4 years ago
Pikëpyetje të mëdha ka për hapësirën pas teatrit nëse do të ndërtohen kulla, por cfarë do të ndodhë aty? "Mund të ndërtojmë zyra për bashkinë, apartamente, hotel me 5 yje, apo shkollë, atë e vendos bashkia e Tiranës. Cdo gjë jashtë teatrit janë planet e bashkisë. PD-ja pyet kush do e marrë atë, se do të vendosë gjobë. Është tokë e bashkisë. Një hapësirë e mbushur me vaj makinash. Cfarë halli keni? Bashkia është pronare e tokës dhe si cdo pronar, pse qenka privati më i zgjuar dhe familja jonë bashkia nuk e shfrytëzon maksimalisht. Cfarë lidhje ka me teatrin? Te teatri do të bëhet teatri. Sikur unë nuk jap mend si bëhet montazhi në studio, ju lutem keni opinione të gabuara. Secili ke puna e vet, mos besoni legjendat urbane. Toka e bashkisë do të shfrytëzohet nga bashkia. Mund të bëjmë një hotel ne, pse mos kemi zyrat e bashkisë së Tiranës. Nuk kemi asnjë propozim për momentin, ndërsa teatrin do ta qajmë".
Recommended