10 mijë euro me vizë false në SHBA, Kanada e Angli/ Gabimi i trafikantëve që i çoi në pranga

  • 4 years ago
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin për kapjen e grupit të strukturuar kriminal që dërgonte ilegalisht qytetarë drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë.

Deklarata e plotë
"Prej një viti, një strukturë e posaçme speciale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, ka zhvilluar dhe kryer një hetim të përbashkët për goditjen e një grupi kriminal lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracionin në SHBA, procedim ky i regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Si rezultat i këtyre hetimeve dhe provave të grumbulluara u finalizua me sukses operacioni i koduar "Crystal Eagle" (Shqiponja e kristaltë).

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në gjithë vendin, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie ?Arrest në burg?, 7 me masë sigurie ?Arrest në shtëpi? dhe 2 me masë shtrëngimi ?Detyrim paraqitjeje? në Policinë Gjyqësore, konkretisht: Hetimi i këtij rasti kriminal është iniciuar para një viti nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.

Recommended