Top News - Gjendet i vdekur ambasadori i Kinës në Izrael

  • 4 years ago
Ambasadori i Kinës në Izrael është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Tel Aviv raportuan autoritetet izraelite.


Arsyet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, por duke cituar mediat vendase, Reuters shkruan se sipas tyre, ambasadori Du Wei ka ndërruar jetë në gjumë. Kreu i misionit diplomatik kinez në shtetin hebre ishte 57 vjeç.

Ai e kishte marrë mandatin shkurtin e këtij viti. Du Wei ishte i martuar dhe kishte një djalë, por familja e tij ende nuk I ishte bashkuar në Izrael.

Kur mbërriti atje në 15 shkurt, ambasadori menjëherë u vetëizolua për dy javë për shkak të masave kufizuese të koronavirusit. Në një intervistë për gazetën izraelite, Makor Rishon muajin e kaluar, ai ankohej se Kina është bërë ?dashi i kurbanit të botës?. ??Në histori, më shumë se një herë, një grup i caktuar njerëzish janë akuzuar në lidhje me përhapjen e pandemive,? tha ai.

Kjo është e neveritëshme dhe duhet të dënohet. Sëmundja është një armik i mbarë njerëzimit dhe bota duhet ta luftojë e vazhduar?, pat shtuar asokohe diplomati i lartë.

Të premten, ambasada kineze në Izrael e sulmoi ashpër sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo i cili e kritikoi gjatë vizitës në këtë vend menaxhimin që i bëri Pekini pandemisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DuWei#Israel#TopChannel

Recommended