Kartelë pagesore për kategori të caktuara të qytetarëve

  • 4 years ago
Kartelat e pagesave nga pakoja e tretë e masave ekonomike do t?i lëshojnë bankat tregtare, mëson Alsat. Asnjë bankë nuk do të përjashtohet nga procesi. Të gjitha bankat do të jenë të detyruara t'i lëshojnë ato. Kartelat e reja të personalizuara, që do të përdoren vetëm për shërbime specifike. Bankierët deri më tani janë përmbajtur nga deklaratat.

Dokumentet deri te të cilat erdhi Alsat, shkruan se me kartelat e reja, qytetarët do të mund të paguajnë energji elektrike, ujë dhe shërbime komunale.  Në të ardhmen, qytetarët do të jenë në gjendje të marrin ndihmë sociale, subvencione ose të ardhura të ngjashme nga shteti në këto kartela. Me të njëjtat nuk do të mund të tërhiqen para nga Bankomatët.

Pakoja e tretë e masave:

"Kartelat do të jenë me dizajne të ndryshme dhe do të kenë për qëllim ekonominë kombëtare. Ato mund të përdoren në markete për produkte vendase, në objekte gastronomike, tek ondulisti dhe në të gjitha veprimtaritë shërbyese. Ata do të jenë pa kontakt dhe do të mund të përdoren për porositë në internet, nga tregtarët elektronikë vendas, për produktet dhe shërbimet vendase"  

Rreth 120 mijë qytetarë të cilët janë të papunë ose fitojnë si honorarë do të marrin këtë lloj kartelë. Por që të ardhurat e tyre mujore nuk do ti kalojnë 15 mijë denarë. Tashmë janë siguruar 18 milion euro për këtë grup qytetarësh. Vauçerë janë planifikuar gjithashtu edhe për shërbime turistike. Ato do ti marrin 120 mijë qytetarë. Punonjësit me pagë deri në 16 mijë denarë do të jenë në gjendje të aplikojnë për këtë kategori. Buxheti për këtë masë është gjithashtu 18 milion euro. Do të shpërndahen edhe kuponë prej 100 euro për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, dhe do të marrin gjithashtu edhe një kartë pagese me nga 50 euro. Pjesa tjetër e masave gjithashtu mbështesin industrinë me 25 milion euro dhe karta për fermerët për të blerë naftë për makineritë dhe automjetet. Grupi i tretë i masave ekonomike do të kushtojë mbi 350 milion euro.




Ile Petreski

Recommended