Wake Up/ Shqipëria "e gjelbër" dhe "e kuqe", ekspertët kundër ndarjes

  • 4 years ago
Shqipëria prej disa ditësh tashmë po shënon një numër konstant të rasteve të infektuar me KOVID-19, dhe një shifër shumë e ulët, vetëm katër persona çdo 24 orë. Por pavarësisht kësaj situate , ku trendi është zbritës sërish vendi vazhdon të jetë i ndarë në zona të kuqe dhe jeshile dhe masat ndryshojnë nga njëra bashki në tjetrën. Ndërkaq lehtësimi i masave ka vijuar që prej dy javësh, dhe në 18 maj pritet të jetë një hapje tjetër edhe më e madhe e vendit, ku janë parashikuar të fillojnë aktivitetet restorantet dhe baret si dhe maturantët t'i rikthehen mësimit në shkolla për tre javë. Ditët e fundit ekspertët në vend janë përfshirë në debatin se a duhet Shqipëria të vazhdojë të ketë një ndarje sipas zonave, kur edhe pas lirimit të masave trendi është zbritës. Kujtojmë se në zonat e kuqe, vazhdon të jetë masa që pas orës 17.30 gjithçka është e mbyllur ndërkohë që fundjava vazhdon të jetë drastike përsa i përket aktivitetit ekonomik dhe me fasha orari lëvizjeje për disa kategori, si pensionistët apo prindërit me fëmijë. Këtë mëngjes, se a duhet të vazhdojmë të kemi zona të kuqe duke ju referuar dhe vendeve të tjera Evropiane që u prekën më shumë nga KOVID-19, kishim në një lidhje Skype, Dr.Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik,Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended