Top News - Presidentit të FIFA-s, i hapet ‘luftë’ nga Michele Platini: Duhet të japë dorëheqjen

  • 4 years ago
Michel Platini ka hapur ?luftë? ndaj Presidentit të FIFA, Gianni Infantino. Ish kreu i UEFA, në një intervistë për revistën zvicerane ?L?Illustre? ka kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë së futbollit botëror nga posti i tij, të cilin ai thekson se e fitoi pas rrethanave të krijuara.


Një deklaratë të tillë, Platini e bëri pas lajmeve të fundit të publikuara në median zvicerane për një ndërhyrje të mundshme të Infantinos në disa hetime që po zhvilloheshin për të teksa zhvilloi edhe një takim me Prokurorin e Përgjithshëm zviceran, Michael Lauber.

?Infantino dhe Lauber mendojnë se janë të paprekshëm dhe mbi ligjin-theksonte në intervistën e tij Platini, i cili u la jashtë gare për postin e presidentit të FIFA pas dënimit të tij me pezullim nga të gjitha aktivitetet për shkak të një page prej 2 milionë Frangash Zvicerane të përfituara nga ish presidenti i FIFA, Sepp Blatter.

Së fundmi është zbuluar se Infantino dhe Lauber kanë zhvilluar një sërë takimesh informale mes tyre që ngre dyshimet për një lloj pakti mes FIFA dhe sistemit të drejtësisë.

?Besoj se Lauber është i ndërgjegjshëm që e ka kaluar vijën e kuqe. për mendimin tim, Infantino duhet të dorëzojë mandatin e tij-tha Platini-problemi është se ai u bë president i FIFA falë rrethanave të krijuara, si një oportunist, pa asnjë ligjshmëri të veçantë, kështu që do të bëjë ç?është e mundur për të mbajtur këtë post

Kjo intervistë e Platini, publikohet pikërisht ditën kur Komitetit Gjyqësor i Asamblesë Federale në Zvicër do të marrë një vendim në lidhje me shkarkimin e Prokurorit Lauber, pikërisht për shkak të takimeve informale me Infantino.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GianniInfantino#MichelPlatini#TopChannel

Recommended