Pa Gjurme- Vdes Vuçiç/ Humbi betejën me Covid, flet i biri

  • 4 years ago
Në një kohë kur qeveria maqedonase po përgatitet për një zbutje të masave pasi gjendja po qetësohet dita ditës, një lajm i trishtë erdhi ditën e djeshme nga Maqedonia e Veriut ky u mësua vdekja e moderatorit të njohur maqedonas Dragan Vuçiç i cili ishte prej disa ditësh i intubuar për shkak të covid-19. Vuçiç ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në spitalin e Sëmundjeve Infektive në Shkup, pasi u diagnostikua me koronavirus. Për shkak të përkeqësimit nga sëmundja ai ishte i intubuar. Lajmin e trishtë e konfirmoi djali i tij, muzikanti Martin Vuçiç, i cili është shprehur se komplikacionet nga koronavirusi i sollën vdekjen të atit. Përveçse moderator ai ka kompozuar edhe disa hite të njohura në Maqedoninë e Veriut dhe në vitet ?90 ai ishte vokalist i grupit ?Koda?. Dragan Vuçiç kompozoi edhe këngën ?Make my day?, me të cilën djali i tij përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në ?Eurovision? në vitin 2005.

Recommended