Shijak/ U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, nis shembja e 18 pallateve të dëmtuara me fadromë

  • 4 years ago
SHIJAK- Në Shijak ka nisur shembja e 18 pallateve në zonën e Luginës, një nga më të prekura nga tërmi i 26 nëntorit, kur pritet që të nisë procesi i rindërtimit. Gazetari i Report tv, Merin Maçi bën me dije se në total në priten në shemben 30 pallate, 18 prej tyre në zonën e Luginës.

Nga kontaktet që Report Tv ka pasur, banorët nuk kanë bërë rezistencë, kjo pasi banesat e tyre ishin të klasifikuara më rrezikshmëri të lartë. Shembja e banesave është bërë me fadroma dhe jo me shpërthim të kontrolluar. Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjeve.Në total në Shijak janë dëmtuar 10600 banesa, 2900 prej të cilave do të rindërtohen nga e para. Pritet që në Shijak të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, 737 famije trajtohen me bonus të qirasë.

Recommended