Manastirliu publikon mesazhin e Silva Binos: Virusi nuk ka ikur, duhet të jemi më të kujdesshëm

  • 4 years ago
TIRANE-Në 24 orët e fundit në Shqipëri është rritur numri i të infektuarve dhe pacientëve të shtruar në spitalet COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre 17 kanë rezultuar pozitivë. 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar të shëruar, por në total 70% e atyre që janë infektuar e kanë fituar betejën. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar.

Dje ishin 8 të infektuar, ndërsa sot 17. Në dy spitalet COVID, janë 38 të shtruar, 5 më shumë se dje, nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Recommended