Wake Up/ Grupi “Jericho” së shpejti me një këngë frymëzuar nga Vallja e Osman Takës

  • 4 years ago
Të gjithë i mbani mend këngët e grupit "Jericho", pasi njihet për muzikën dhe tekstet e veçanta dhe prej 23 vitesh tashmë ka krijuar një repertor mjaft të pasur? ?Art i mirë në kohë të vështira?, kështu mund ta përshkruash këngën e re të kantautorit dhe vokalistit të ?Jericho?, Petrit Çarkaxhiu të titulluar ?Natë e gatë? dhe të publikuar dy javë më parë (20 prill). Kjo këngë vjen si thirrje për të mos humbur shpresën në këtë periudhë që po përjetojmë, por edhe si një dedikim. Por vokalisti i grupit dhe kantautori Petrit Çarkaxhiu na rrëfeu sot se po punon për të tjera projekte solo ndërsa me grupin ai rrëfeu se tashmë do t?i kushtojnë këngë jugut, duke qenë se më shumë prej kohësh i kanë kënduar veriut në gegërisht.
"Deri tash kemi qenë të njohur për vijën melodike, e cila ka qenë e bazuar në folklorin gegë. Ai cikël ka përfunduar. Tani po bazohemi në melosin e Shqipërisë së Jugut. Njëra prej këngëve që po realizojmë titullohet "Vallja e fundit" dhe është një këngë e bazuar në legjendën e Valles së Osman Takës"- tha Petrit Çarkaxhiu i grupit ?Jericho"


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended