Freedom House publikon raportin per demokracine |Lajme-News

  • 4 years ago
Organizata Freedom House ka publikuar raportin e përvitshëm për nivelin e demokracisë në botë. Sipas saj, një numër i madh udheqësish në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojnë se po luajnë sipas rregullave demokratike.

Disa nga vendet e Ballkanit shënuan rënie në nivelin e demokracisë gjatë vitit 2019, krahasuar me një vit më herët, përfshirë edhe Shqipërinë.

Vendi ynë edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, duke shënuar rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor.

Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria nga 3.89 pikë që kishte një vit më herët, këtë radhë kishte 3.82 pikë.

Kosova shënoi rritje, por zhvillimet e këtij viti kanë lënë shkak për shqetësim.

Organizata thotë se pandemia e koronavirusit përbën një pikë kthese që mund të thellojë rënien ose të rigjallërojë demokracinë.

Tv Klan

Recommended