Takimi Komitet Teknik-FSHF: Jo analiza Covid-19 për futbollistët - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rinisja e futbollit në Shqipëri ishte tema e tryezës së diskutimit që u zhvillua paraditën e kësaj të shtunë mes përfaqësuesve të Ministrisë se Shëndetësisë e drejtuesve të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, zv.presidenti Libohova dhe sekretari Shulku.Përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Pandemisë Mira Rakacolli dhe Eugena Tomini dëgjuan nga afër nga zyrtarët e federatës planin e masave të propozuar nga ky institucion për rinisjen e sezonit, plan që prej ditësh është në fakt në tryezën e ekspertëve të shëndetesisë. Ndonëse nuk ka ende një datë konkrete , zv.presidenti I FSHF tha se nga Ministria ka predispozitë që futbolli të rinisë sa më shpejt dhe përgjigja mund të vi brenda pak ditësh.Sekretari Shulku tha se me ekspertet u ra dakort që të mos bëhen teste për lojtarët para ndeshjeve por vetëm kontrolle mjekësore. Pavarësisht kësaj ai këmbënguli se klubet i plotësojnë kriteret bazuar edhe në protokollin sanitary që është dorëzuar në Ministri.Së fundmi, Ministria e Shëndetësise në kuadër të lehtësimit të masave në vendin tonë mes të tjerash miratoi nisjen e stërvitjeve individuale për sportistët më 18 maj. Mirëpo nga federata kërkohet një përshpejtim i procesit pasi duhet të lejohen edhe stërvitjet ekiporë në 11 maj mënyrë që sezoni të rinisë në javen e trete.

Recommended