Kush është Zef Mazi? Kryenegociatori i Shqipërisë për antarsimin në BE, ish-kandidat për president

  • 4 years ago
Zef Mazi është personi i zgjedhur sot si kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për anëtarësimin në BE. Po kush është ai? Zef Mazi ka lindur më 27 janar 1956, në Tiranë. Ai është ish-diplomat shqiptar i karrierës i cili, që nga viti 2011, shërben si Asistent Special për Strategjinë e Drejtorit të Përgjithshëm te Agjencinë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Në këtë funksion ai ka qenë i ngarkuar për formulimin, planifikimin dhe zbatimin e strategjisë për të gjithë Agjencinë, si dhe për menaxhimin e risqeve dhe të dijeve.

Ndërkohë Mazi ka qenë Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe në Republikën e Irlandës (2007-2011). Para kësaj, Zef Mazi ka qenë Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA), në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë (OSBE), në Organizatën për Zhvillimin Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO), në Organizatën për Ndalimin e Plotë të Provave Bërthamore (1992-1997 dhe 2002-2007, respektivisht). Ai ka qenë kryetar i Forumit për Bashkëpunim për çështjet e Sigurisë së OSBE (2003), dhe ka shërbyer edhe në Sekretariatin e OSBE-së dhe të ANEA-s (1998-2002).

Recommended