Digitalb finalizon operacionin antipirateri kundër transmetimit dhe shitjes ilegale të kanaleve.

  • 4 years ago
Digitalb, kompania e parë shqiptare që arrin të finalizojë një operacion antipirateri në territorin Europian për ndalimin e transmetimit dhe shitjes ilegale të kanaleve të platformës së saj.


Digitalb ka angazhuar në këtë operacion partnerin e saj italian, një nga shoqëritë më të rëndësishme të Cyber security dhe content Protection.

Falë aplikimit të një infrastrukture të re teknologjike, në koordinim me departamentin antipirateri në Digitalb, u arrit të finalizohet me sukses operacioni i parë i një fushate kolosale kundër piraterisë televizive.

Pas një pune të gjatë investigimesh, ditën e shtunë, më 29 shkurt 2020, ora 21:10 u zhvillua operacioni për errësimin e serverave të një operatori të njohur pirat (IPTV Selling) në industrinë e IPTV. Hetimet të cilat kanë vazhduar prej muajsh kishin për synim të identifikonin një rrjet të madh serverash dhe rrjeti distribucioni ilegal të kanaleve Digitalb. Janë identifikuar mbi 100 servera, 2.500 rishitës me Adresë IP, dhe mbi 80.000 përdorues fundorë dhe burimet e sinjaleve. Operatori ilegal ndër të tjera i ka shkaktuar dëme jo vetëm Digitalb por edhe kompanive homologe si Sky Italia, Bein dhe shumë kompanive ndërkombëtare të rëndësishme nga vende të ndryshme të Botës.

Operacioni, i parë i këtij lloji i kryer nga Digitalb dhe partneri i tij italian, për cyber security dhe Content Protection, vërtetoi njëkohësisht edhe suksesin e adoptimit të sitemeve të fundit të monitorimit dhe kontrollit të piraterisë televizive: bëhet fjalë për sisteme të zhvilluara gjatë viteve të fundit dhe të bazuara në një platformë inteligjente artificiale të avancuar që survejon dhe monitoron ekosistemin e transmetimit, duke përmirësuar automatikisht kapacitetin e saj investigues.

Kjo infrastrukturë sot është në gjendje të sigurojë një performancë të lartë dhe arrin të krijojë një hartë të serverave të përdorur për shpërndarjen dhe trasnemtimin live të transmetuesve kryesorë botërorë. Analizat e kryera tashmë mbi shpërndarjen e fenomenit i lejuan Digitalb dhe partnerit të saj të identifikojë 45.000 faqe të dedikuara shitjes dhe transmetimit ilegal të kanaleve me një portofol kompleks të rreth 15 MILIONË përdorues në të githë Evropën (rreth 2 MILIONË më shumë se raporti i vitit 2019 të EUIPO, zyrës së bashkimit europian për pronësinë intelektuale).

Me zhvillimin e këtij sistemi të ri teknologjik investigues falë Digitalb dhe partnerit të tij italian për cyber security dhe Content Protection, subjektet e dëmtuara nga veprimet ilegale të piraterisë kanë më në fund një mundësi për të marrë masa jo vetëm ligjore por edhe teknike për tkurrjen konkrete të fenomenit me metoda gjithmonë e më efikase dhe me një potencial dhe aftësi për të shkuar progresivisht drejt zhdukjes së fenomenit duke koordinuar punën me forcat e ligjit në vendet respektive.

Ky është sulmi i parë i këtyre përmasave i realizuar nga Digitalb i cili inicion një fushatë intensive që pritet të përshkallëzohet gjatë vitit 2020. Aktualisht, janë evidentuar nga D...

Recommended