Presidenciale amerikane, fitorja e pare per Joe Biden

  • 4 years ago
Pas rezultateve të dobëta të deritanishme në zgjedhjet paraprake, Joe Biden ka korrur fitoren e parë. 77-vjeçari triumfoi në zgjedhjet e Karolinës së Jugut me një përqindje bindëse votash. 48.4%. Bernie Sanders që ka fituar 2 nga 4 garat e deritanishme u rendit i dyti me më pak se gjysmën e mbështetjes së Bajdenit.

Joe Biden, kandidat demokrat: Ditë më parë, shtypi dhe ekspertët e shpallën të vdekur këtë kandidaturë. Tani, falë të gjithëve ju, zemrës së Partisë Demokratike, ne fituam dhe patën një fitore të madhe.

Pas zgjedhjeve të zhvilluara në 4 shtete, Bernie Sanders ka numrin më të madh të delegatëve për në konventën që do të zhvillohet në Korrik. Megjithatë, sytë e publikut janë drejtuar tek zgjedhjet e super-të martës që zhvillohen më 3 Mars.

Ky proces pritet të qartësojë se cili është kandidati me mbështetjen më të madhe nga demokratët që mund të përballet me Donald Trump-in në presidencialet e 3 Nëntorit.

Tv Klan

Recommended