Masat në Rinas / Hashrova për Report Tv: Pasagjerët e ardhur nuk e kalojnë temperaturën 37.3!

  • 4 years ago
Lorenc Harshova Shef i Njësisë së Inspektimit Shëndetesor Rinas ka deklaruar për gazetaren e Report Tv Doris Sallaku se me shpërthimin e rastit të parë nëItali janë shtuat kontrollet në Shqipëri. Ai e quajti Shqipërinë një vend me rrisk të vogël ndërsa theksoi se masat janë marrë në kuadër të rekomandimeve të OBSH.

"Me shpërthimin e rastit të parë në Itali janë shtuar kontrollet në Shqipëri. Ka disa lloje termometrash që për dy sekonda bëjnë edhe matjet e temperaturës. Të gjithë pasagjerët kanë qenë 37.2 ose 37.3. Ne po bëjmë kontrollin sipas protokollit të OBSH. Ajo jep rekomandimet përkatëse për situatën aktuale ku ndodhet vendi. Unë jam specialist i Shëndetit Publik dhe sipas situatës, për mua Shqipëria vazhdon të jetë një vend me rrisk të vogël", u shpreh Hashrova për Report Tv.

Recommended