Termet ne Turqi, 9 te vdekur
  • 4 years ago
9 të vdekur e 37 persona të lënduar është bilanci i tërmetit që goditi mëngjesin e së Dielës provincën turke të Van-it, në kufi me Iranin. Sizmologët thanë se lëkundjet ishin 5.7 të shkallës rihter me thellësi 5 kilometra.

Ministria turke e shëndetësisë bëri me dije se mes viktimave, janë 3 fëmijë, teksa prej të lënduarve, 9 janë në gjendje kritike për jetën.

Nën rrënoja janë ende dhjetëra persona për të cilët autoritetet kanë nisur operacionet e shpëtimit.

Në total janë rreth 1066 ndërtesa të shembura nga tërmeti.

Lëkundjet u ndien në Iran. Televizion shtetëror njofton se janë lënduar lehtë 75 persona në disa fshatra pranë kufirit me Turqinë.

Vetëm një muaj më parë Turqia lindore u prek nga një tërmet i fuqishëm i cili shkaktoi 40 viktima.

Tv Klan
Recommended