Virusi Korona, një shtetas kinez izolohet në Kërçovë

  • 4 years ago
Kanë mbërritur dy shtetasit kinez të cilët punojnë në Maqedoni. Testimet e para të cilat I kanë bërë ekipet e epidemiologëve kanë treguar se nuk kanë shenja që tregojnë se personat janë me virus. Para se të vijnë në Maqedoni, ata kanë qëndruar në vetë izolim për dy javë në shtëpitë e tyre të cilat ndodhen 1000 km larg Vuhanit, vatrës së virusit vdekjeprurës. Me rekomandim të autoriteteve kompetente, tani ata i janë nënshtruar një vetëizolimi tjetër dy javor në Kërçovë. Derisa paraqiten shenja të virusit të njejtit do të hospitalizohen në Klinikën Infektive në Shkup. Gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë edhe punëtorë të tjerë kinez që punojnë në Maqedoni, të cilët do ju nënshtrohen të njejtave procedura.

Recommended