Ora News - Paketë mbështetëse për kthimin e mjekëve shqiptarë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ministrja Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar rritje të rrogave dhe një sistem mbështetje për mjekët. Madje një paketë e re do të ketë edhe për bluzat e bardha që do të duan të kthehen në Shqipëri.

Emigrimi i mjekëve dhe infermierëve është kthyer në një fenomen shqetësues. Për këtë qëllim ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se po përgatitet një tjetër paketë ndryshimeve për të bërë të mundur kthimin e tyre. Ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se mbështetje për ta do të ketë në strehim, lehtësi fiskale dhe një kontratë mjaft stimuluese.

Ogerta Manastirliu: Paralelisht do të ketë edhe një paketë ambicioze që janë dhe ushtrojnë profesionin në vendin tonë.

Duke theksuar se janë më shumë se 113 mjekë të huaj që në dy vitet e fundit punojnë në Shqipëri, Manastirliu tha se është koha për të forcuar bashkëpunimin mes mjekëve shqiptarë në Botë.

Ogerta Manastirliu: Largimi i mjekëve nga Shqipëria nuk është një fenomen shqiptar. Në dy vitet e fundit janë 113 mjekë të huaj që ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri.

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka paraqitur në shifra mjekët dhe infermierët që kanë emigruar.

Gjatë dy viteve të fundit 400 mjekë dhe 2200 infermierë janë punësuar në sistemin publik në dy vitet e fundit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pakete-mbeshtetese-kthimin-e-mjekeve-shqiptare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended