Ora News - Ulsi Manja: Absurde ta mendosh, Presidenti në procedurë shkarkimi

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Deputeti i PS dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja thotë se është absurde ta mendosh shpërndarjen e Parlamentit, në kushtet kur vetë Presidenti është në procedurë shkarkimi.

Ulsi Manja: Presidenti është në një procedurë shkarkimi në Kuvendin e Shqipërisë, është brenda afateve që ka përcaktuar kuvendi. Lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është diçka absurde ta mendosh. Besoj do të ishte shkelja më e rëndë, atentati më i rëndë që mund t?i bëhet Kushtetutës së vendit.

Pas konferencës së një dite më parë nga Kreu i Shtetit, Manja nga Korça tha se Presidenti me një deklaratë të tillë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët duke iu referuar konferencës së donatorëve.

Ulsi Manja: Dje ishte konferenca e donatorëve ku Shqipëria mori mbështetjen e miqve dhe partnerëve lidhur me fatkeqësinë natyrore të datës 26 nëntor dhe nuk më erdhi mirë që presidenti me një deklaratë të tillë në Tiranë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe unë gjej rastin të falënderoj donatorët dhe kryeministrin. Për presidentin e kam të qartë përgjigjen, kjo mazhorancë do të zbatojë kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregulloren e kuvendit. Nëse presidenti në vazhdën e shumë ligjeve që nuk i dekreton dhe ia kthen përsëri kuvendit, kuvendi do të rrëzojë dekretin e presidentit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shperndarja-e-parlamentit-ulsi-manja-absurde-ta-mendosh-presidenti-ne-procedure-shkarkimi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended