Albert Janku, 71 vite karrierë: Si u krijuan baletet e para nga Panajot Kanaçi dhe Agron Aliaj
  • 4 years ago
Skena për mjeshtrin e baletit Albert Janku është vetë jeta e tij. I lindur në vitin 1939, sot në moshën 81-vjeçare, Albert Janku numëron plot 40 vite si solist me një galeri të pasur rolesh dhe plot 71 vite gjithsej dedikuar skenës, si balerin, si primabalerin dhe mjeshtër i mësimit të koreografisë.

Skenën e preku që në moshën 10-vjeçare me grupet amatore të fëmijëve, e pak vite më vonë u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës Ali Kelmendi dhe shumë shpejt në vitin 1955 kaloi në Filarmoninë e Shtetit si kërcimtar profesionist, por edhe balerin. Nuk kishte bërë ende një shkollë të mirëfilltë baleti, por ai do të ishte një nga talentet e para të zbuluara nga mjeshtri Panajot Kanaçi.
Recommended