Report TV - Motra e shqiptarit të vrarë në burgun e Francës: Ç'a t'i çoj nënës për të qarë...

  • 4 years ago
Suela Rexha, motra e Mentor Rexhës i cili u gjet i vrarë në burgun e Francës në një lidhje telefonike ekskluzivisht për Report TV ka treguar si ka marrë vesh lajmin për vdekjen e vëllai të saj, teksa bën fajtore shtetin francez.

"Përshëndetje. Rasti është kështu. Ka qenë në Francë në azil dhe ka qenë me shok dhe e kanë akuzuar për makina djegëse,m ndërkohë që vëllai im nuk ka marrë pjesë asnjëherë. E kam marrë vesh lajmin që ka vdekur, vetëvrasje. E mora nga burgu, as policia as ambasada. Na thonë " a jeni të afër të Mentor ReXhës, se ai ka vdekur". Pritëm me na lajmëru, po asnjë s'na ka lajmëruar nga burgu.

Kam shkuar në burg direk, kam pasur fill kontakt me drejtoreshën e burgut dhe na thanë që është vetëvra. Më dhanë një letër dhe stilolaps për të marrë trupi. Nuk firmosa dhe thashë pa parë kufomën e vëllai tim nuk mundem. Kam shkuar në morg. ca mbrapa kurrizit, mbrapa kokës, shkelma fytit. Ai ishte i vrarë, nuk ishte vetëvrasje. Ai kishte te fyti shenja hekuri që ia kanë vënë në qafë. Kam marrë informacione që e kanë marrë rrëshqanash dhe e kanë ccuar te dhoma izolimit dhe pastaj ka marrë lajmin se ka vdekur.

Recommended