“Rruga drejt...” – Debat rreth punës së Kuvendit, Xhaferi përball gazetarëve

  • 4 years ago
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut po përfundon mandatin, në të cilin për herë të parë në historinë e tij pluraliste u drejtua nga një shqiptar, nga Talat Xhaferi pasi në kohën e komunizmit një shqiptar tjetër, Vullnet Starova ishte kryetar i tij. Gjatë këtij mandati institucioni ligjdhënës miratoi vendime të rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimit Evropian dhe në NATO, një mandat i cili nuk kaloi pa sfidimin e shumicës parlamentare nga ana e opozitës maqedonase dhe shqiptare, duke mos përjashtuar asnjë mjet politik dhe jopolitik siç ishte dhuna e 27 prillit.
Pikërisht për të bërë një sublimim të punës së Kuvendit në studio i ftuar është kreu i tij, Talat Xhaferi dhe gazetaret Aleksandra Micovska-Mitevska dhe Fatlume Dervishi.