Avokati i një prej të arrestuarve për 'Jan Prengën': Prokuroria solli provë foto bardh e zi

  • 4 years ago
Provat kryesore që prokuroria ka paraqitur sot në gjyqin kundër të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, janë disa foto bardh e zi të shkëputura nga kamerat e sigurisë që organi i akuzës pretendon se ka marrë në resortin "Golden" në Shijak ku u mbajt peng, dhe më tej dyshohet të jetë nxjerrë i pajetë, 49-vjeçari Prenga.