Ora News - Socialistët nisin distancimin nga Lefter Alla: E papranueshme, nuk e meriton postin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Socialistët distancohen nga kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla pas publikimit në media të videos ku sipas gazetarit Artan Hoxha, shfaqet duke thithur kokainë.

Deputetja, Ermonela Felaj njëkohësisht dhe kryetare e komisionit të sigurisë në një prononcim për median tha se sjellje të tilla janë të papranueshme.

Ermonela Felaj: ?Më vjen mirë që ka reagim shoqëror isha e bindur që ka reagim, Sjellje të tilla janë të papranueshme për çdo shoqëri. Nëse dikush thyen rregullat dhe etikën e punës nuk meriton ta ushtrojë atë. Rasti konkret është duke u hetuar nga SPAK por unë jam e bindur se do të jepja të njëjtën mendim dhe nëse do ishte dikush tjetër."

Për më shumë se një orë, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, është marrë në pyetje nga SPAK dje lidhur me videon e publikuar një ditë më parë në ekranet televizive, ku pretendohet se ai është duke konsumuar drogë.

SPAK ka regjistruar kallëzimin penal kryesisht. Pas daljes nga SPAK, Alla refuzoi të japë shpjegime për gazetarët duke u mjaftuar shkurt: "Do të kemi kohë të bisedojmë herë tjetër, nuk kam komente sot. Komentet i kam në prokurori".

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/socialistet-nisin-distancimin-nga-lefter-alla-e-papranueshme-nuk-e-meriton-postin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended