Pastrimi i plehrave të pallateve - (15 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dikur oborret pastroheshin të paktën një herë në javë nga vetë banorët ndërsa sot askush nuk e merr mundimin të dalë me fshesë për të larguar plehrat nga poshtë dritares së tij. Në mes të plehrave që kanë hedhur prindërit luajn gjithë ditën fëmijët. Ata që pranojnë se dhe mund të dalin për pastrim nuk janë të zotët të marrin nisma. Dhe si shpesh vitet e fundit nizmën për të mirën tonë e marrin të huajt.

Anëtarët e projektit ?Nacional për ndihmë për Shqipërinë?, sot pastruan mjediset e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?. Nëpër oborrin e spitalit pastruesit vullnetar gjetën kryesisht mbeturina ushqimore dhe mjete të higjenës, ndërkohë infermieret lëshonin nga pavionet dëngje me mbeturina nga trasfuzioni i gjakut.

Drejtuesi i projektit Tomas Rosen e vlerëson këtë gjendje si katastrofale. Konservuesit e gjakut, shiringat dhe mbeturinat e tjera të operacioneve janë rrezik i madh kur lëshohen në këtë mënyrë. Sipas këtyre vullnetarëve aksioni do të vazhdoj edhe në të dielat e ardhshme. Ku i dihet të dielën tjetër mund të vijnë edhe posht ballkonit tonë./tvklan.al

Recommended