Tetova ngulfatet nga ajri i ndotur, ambientalistët kritikojnë pushtetin lokal

  • 4 years ago
Për të dytën ditë me radhë, tetovarët thithin ajër katër deri në tetë herë më të ndotur nga masa e lejuar. Ajri i ndotur ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme, kur grimcat PM 10 arritën deri në 460 mikrogram për metër kub.Organizatat jo qeveritare ankohen se komuna nuk ndërmerr masa kundër ndotjes, siç janë larja e rrugëve, apo ndjekja e firmave të mesme dhe të vogla që ndotin ambientin.

Recommended