U kap duke pirë drogë/ SPAK vihet në lëvizje, nis hetimet për Lefter Allën - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet këtë të enjte për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. SPAK u vu në lëvizje pas një videoje të publikuar të mërkurën nga gazetari Artan Hoxha, ku Alla ishte kapur në ambientet e një lokali duke pirë drogë. Prokurorët e posaçëm kërkojnë sqarime nga Lefter Alla për pamjet. Vetë kryebashkiaku reagoi duke mohuar të ishte ai në videon në fjalë. Sipas tij, videoja është e montuar nga Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet për kryebashkiakun sepse nuk ka kallëzuar krimin ndaj atyre që ka siguruar kokainën.

Recommended