Wake Up/ Dasma shqiptare kërcehet në Gjermani nga balerinë kinezë, japonezë e brazilianë

  • 4 years ago
Të shumtë janë artistët që po bëjnë jehonë në skenat evropiane dhe ato botërore. Një nga ata është dhe koreografi i njohur shqiptar, Taulant Shehu i cili ka vënë në skenat më të njohura në Gjermani, shfaqjen e tij të titulluar" Dua". Një nga prodhimet e tij më të mëdha deri më sot, që po bën bujë edhe në këto ditë janari në disa skena teatri në Gjermani, si në atë të në teatrit ?Mousonturm? në Frankfurt por edhe në Staatstheater Darmstadt. Në fakt shfaqja " Dua" ka bërë jehonë , për atë çka përcjell, një copëz të dasmave shqiptare përpara publikut gjerman, kështu e kanë cilësuar mediat gjermane këtë shfaqje të sjellë nga artisti shqiptar. Koreografi Taulant Shehu që prej 2014 është pjesë e Baletit Shtetëror të Hessenit. Taulant Shehu ka ndjekur Shkollën e Baletit në Tiranë nga viti 1999 deri më 2006. Pas përfundimit të shkollimit, ai fillimisht ka bërë balet në Düsseldorf, pastaj në Dortmund. Nga viti 2010 ka kaluar në Wiesbaden, dhe që nga viti 2014, në Baletin Shtetëror të Hessenit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended