Komunistët tek varri i Enver Hoxhës - (11 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Stand up Ornela Bego ? Jemi këtu pranë varrit të Enver Hoxhës, ku miq, të afërm dhe simpantizant të tij kanë ardhur për 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Kanë kaluar 15 vjet që nga dita që komunistët i dhanë lamtumirën e fundit udhëheqësit e tyre Enver Hoxha. Këtë vit në radhët gjithnjë e më të pakësuara një grup komunistësh, me në krye deputetin Maks Hasani përkujtuan bëmat dhe veprat e Enverit. Lot, lule e betime për ti qëndruar besnik deri në fund të jetës në këto pak vite që ju kanë mbetur mbi varrin e njeriut që i udhëhoqi për 50 vjet.

Në varrezat e Sharrës në Tiranë, komunitët kanë shpallur sot edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme lokale. Fjalim i deputetit Hasani u nxori të pranishmëve mallin e atij që prehet nën dhe./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended