Ora News - Apollon Baçe sjell studime për arkitekturën dhe qytetet ilire

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Akademiku Apollon Baçe ka sjellë për lexuesin shqiptar dy vepra me studime për arkitekturën dhe qytetet e popullit ilir. Për autorin në të gjendet dinjiteti i munguar i popullit shqiptar.

Kushtuar arkitekturës dhe qyteteve ilire, akademiku Apollon Baçe ka sjellë për lexuesit shqiptarë 2 vepra arkeologjike.

?Arkitektura në Iliri? dhe ?Qytetet dhe qytezat ilire dhe në Iliri? paraqesin fakte të pakundërshtueshme për popullin shqiptar. Në to, thotë Baçe, gjendet dinjiteti i popullit tonë.

Baçe: Besoj se do të gjejnë atë gjë që na mungon, dinjitetin e kombit tonë. Ne si popull mesdhetar kemi nivelin më të lartë të adrenalinës së mundshme dhe kemi dy komplekse, ose maksimumi-jemi gjithçka, ose minimumi-nuk jemi asgjë. Por në këtë kohë, arkitektura dhe arti te ne ka qenë i nivelit të përparuar botëror.

Pavarësisht promovimit në të njëjtën ditë, dy veprat e Baçes ndahen nga njëri-tjetri, pasi në njërin trajtohet arkitektura e lashtë ilire, dhe tjetri është një biografi e 500 qyteteve ilire.

Baçe: I pari është një vështrim për arkitekturën, i dyti është volumi i parë i një serie që vazhdon në tërë qytetet ilire.

I pranishëm në ceremoninë e promovimit të librave ishte dhe kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, i cili u shpreh se synon që të shtojë bashkëpunimin midis institucionit që ai drejton dhe Fakultetit të Ndërtimit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/apollon-bace-sjell-studime-arkitekturen-dhe-qytetet-ilire

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended