Ushtarët e rinj, betimi - (7 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ushtarë të rinj kanë kryer betimin ushtarak në repartin 1070 Tiranë. Të ardhur nga vende të ndryshme të shqipërisë, rekrutët që sapo kanë marrë detyrën luftarake, do të kryejn shërbimin pranë këtij reparti që është pjesë përbërëse e batalionit të sigurimit.

Pas betimit të një parakalimi ceremonial, ushtarët e rinj kanë demostruar fiskulturoro sportivë. Me veprimet e kryera ata kanë dëshmuar përgatitjet e një muaji pranë këtij reparti. Pas kësaj periudhe stërvitje të parat do të vazhdojnë të ushtrohen në dy fazat e tjera përgatitje për të kryer edhe më mirë detyrën e tyre.

Batalioni i sigurimit me këto efektiat e saj ka për qëllim sigurimin e shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes, ruajtjen e përsonaliteteve qeverisëse si dhe detyrën e truprojes së nderit. Ceremonia ushtarake ka ftuar për të përshëndetur dhe një grup aerobik të shkollës së mesme të përgjithshme ?Qemal Stafa?. Ritmi i zgjedhur ka sjellë atmosferë në ceremoninë e sotme.

Më pas është kaluar në një drekë ku është festuar për ditën e parë të këtyre djemëve me uniformë. Kjo ka qenë edhe ceremonia e sotme e zhvilluar përpara ushtarakëve të ardhur nga komanda e përgjithshme, njerëzve të pushtetit lokal dhe të ftuarve të ndryshëm./tvklan.al

Recommended