Pranohet gjykimi i shkurtuar për 'skifterin' Gentjan Duraku i kthyer në makthin e gjermanëve
  • 4 years ago
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 29-vjeçarin Gentjan Duraku i cili është pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kanë kryer të paktën 51 vjedhje në Gjermani. Kjo do të thotë se Duraku sipas ligjit do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit që do të caktojë Gjykata.

Ndërkohë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar detaje të reja nga hetimet ku bëhet e ditur se grupi i kryente vjedhjet nga e hëna në të shtunë, ndërsa të dielën ata e kishin pushim. Ndërkohë për sa i përket një prej grabitësve thuhet se ka shkaktuar vetëm dëme duke mos arritur të vjedh asgjë me vlerë. Dy ?skifterat? pjesë e grupit të Duraku janë dënuar në Gjermani, Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj.Ndërkohë edhe pse u ftuan nga gjykata,  asnjë nga gjermanët ?viktimë? e grabitjeve nuk kanë qenë të pranishëm, ndërsa hetimet e autoriteteve shqiptare u bazuan tek letërporosia gjermane. Pjesë e grupit ishin mbi 40 persona dhe dëmi që kanë shkaktuar është rreth 500 mijë euro.
Recommended