Report TV -Inxhinieri i Spitalit të Durrësit: Zjarri nga ngarkesa në rrjetin elektrik!
  • 4 years ago
Në një intervistë për Report Tv, inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit, Edmond Palodhi është shprehur se flakët nuk kanë qenë të mëdha dhe se ka pasur më tepër tym dhe ndotje të ajrit nga djegia e kabujve.

?Zjarri ka rënë nga ngarkesa në rrjetin elektrik për shkak të stinës dhe ngrohseve në ambientet e spitalit. Zjarri si fillim ka rënë në katin e parë tek pavioni i neurologjisë dhe më pas, meqënse janë me një kolonë të gjithë katet e rrjetit, ka avancuar në kat të dytë, të tretë dhe të katërt.

Për evakuimin e të sëmurëve është vepruar në mënyrë të shpejt nga personeli për arsye se janë edhe shkallët e emergjencës dhe zjarri nuk ishte i përmasave të mëdha. Ishte thjesht tym dhe ndotja e ajrit nga djegia e elementëve që përbëjnë kabujt elektrik?, shprehet inxhinieri.

I pyetur se nëse kërkon kohë rregullimi i dëmeve, inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit përgjigjet se: ?Po, kërkon kohë riparimi i dëmeve sepse janë gjithsej katër kate. Po ashtu duhen ndryshuar panelet sepse janë djegur, janë të këputura.?
Recommended