Report TV -Tërmetet/Eurokodi 8 në Shqipëri, gjeologu grek: Duhet edhe një kod shqiptar!

  • 4 years ago
Ekspertë vendas edhe të huaj për fushën e sizmologjisë zhvilluan në Akademinë e Shkencave një takim për masat që duhet që të marrë vendi ynë pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019. Vet kreu i Akademisë Skënder Gjinushi, por edhe zëvendësministri i Infrastrukturës edhe Energjetikës, Artan Shkreli e cilësuan një domosdoshmëri këtë iniciativë, në mënyrë që të mos gjendemi të papërgatitur në të ardhmen. Ndërsa, sizmologu Shyqyri Aliaj, teksa flet për ngritjen e njësisë së sizmologjisë në Akademinë e Shkencave, argumenton se duhet përpiluar një kod i ri për Shqipërinë, pasi ai ekzistues aktualisht është i vitit 1989.

Recommended