Festa e Kurban Bajramit në Tiranë - (16 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dita e Kurban Bajramit është festuar nga dhjetra besimtar mysliman që në orët e para të mëngjesit. Falja e Namazit të Bajramit ka filluar në orën 6:38 minuta në xhaminë e Et?hem Beut ku pas obligimeve festa islame përkon edhe njërën prej shtyllave të besimit kryerjen e Haxhit. Por dhjetra besimtar e kanë kryer faljen e tyre edhe jashtë xhamisë, në sheshin e Pallatit të Kulturës.

Kanë qenë të shumtë të varfërit në sheshin para xhamisë të cilët sot në ditën e Kurban Bajramit kanë pritur për sevap ndaj tyre. Megjthse shi ky fëmijë ka qenë njëri prej tyre i cili ka shpresuar që dora e tyre mos ti mbetet bosh. Dikush ka bërë sevap duke falur dhurata për ta. Kurban Bajrami nuk mund të kuptohet pa një kurban. Pavarësisht se nuk janë të pasur një pjesë e tyre ka kursyer për ta festuar këtë Bajram./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended