Shëngjin, përkujtohet tragjedia, mina nënujore i mori jetën 400 emigrantëve nga Mali i Zi

  • 4 years ago
SHENGJIN- Përkujtohet tragjedia malazeze në Shëngjin ku humbën jetën 400 emigrantë nga Mali i Zi që po vinin nga kontinenti Amerikan më 6 janar të vitit 1916, pasi anija ku po udhetonin u ndesh në një minë nënujore dhe u fundos në afërsi të portit të Shëngjinit.

Në përkujtim të kësaj tragjedia në Shëngjin u organizua një aktivitet ku të pranishem ishin autoritetet malazeze, shqiptare si dhe pasardhës të viktimave.Ata hodhen kurora me lule në det, ndërsa përfaqësuesuesit e autoriteteve të pranishëm u shprehen se është e nevojshme ngritja e një përmendorjeje në kujtim të kësaj ngjarje.?Komuniteti malazez përkujton sot tragjedinë e Shëngjinit që njihet ndryshe si titaniku I Malit të Zi ku u mbytën mbi 400 civilë. Gjej rastin që duhet të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për vendosjen e një plalke përkujtimorje për këtë ngjarje të rëndësishme të popullit malazez.Kjo duhet të realizohet midis bashkisë së Lezhës, amabasadës së Malit të Zi dhe ministrive përkatëse të dy vendeve tona", thotë Marinko Culafiz, kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë.

Emigrantët që u mbytën në det 3 milje larg Shëngjinit po vinin nga Amerika për të luftuar në Mal të Zi. Nga kjo ngjarje nuk arriti të mbijetojë askush nga personat që ishin në bordin e anijes.

Recommended