Bllok bota Bill Klinton, Papa, Mitsubishi - (27 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Presidenti amerikan Bill Klinton u largua dje në mbrëmje për në Uashington pas bisedimeve me presidentin sirian, që nuk arritën të vendosin një rifillim të menjëhershëm të bisedimeve midis Sirisë dh Izraelit. Presidenti i ka dhënë fund udhëtimit të tij 9 ditor që e çoi atë në Indi, Bangladesh, Pakistan, Oman dhe Zvicër. Për bisedimet e paqes në lindjen e mesme zëdhënësi i shtëpisë së bardhë nuk bërë asnjë koment.

Peligrinazhi i Papës në tokën e shenjtë ka përfunduar dje në Jeruzalem. Papa shkoi në Jeruzalem pasi viti 2000 është viti i shenjt. Në ditën e fundit të tij ai ka bërë një gjest tepër fisnik, duke u lutur para murit të bardhë të holokaustit hebraik ku ka kërkuar falje për të gjithë të rënët e luftës. Vizita një javore e Papës në Jeruzalëm u përshkrua nga një sër ceremonish, ku veçohet falja që kërkoi Papa për të gjithë të varfrit në Betlehem. Pasi është falur edhe para vendit të shenjtë të Jezu Krishtit ai është kthyer dje në Vatikan.

Rritet tregu i automobilizmit pas shkrirjes së parë të shoqërisë amerikane Daimer Craiser me Benzin gjerman duke blerë 30% të aksioneve të Mitsubishit. Shoqëria aksionere japoneze e cila ka fituar pikë në tregun europian i ka shitur Craizerit një pjesë të mirë të aksioneve./tvklan.al