Australia në flakë/ Të paktën 18 viktima dhe qindra shtëpi të djegura

  • 4 years ago
Zjarret i kanë marrë jetën të paktën shtatë personave në shtetin australian të Nju Sauth Uellsit që nga e hëna. Zjarret më të fundit, që kanë arritur deri në brigjet e detit këtë javë, kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi.


Kushtet janë lehtësuar pakëz dhe një rrugë kryesore që ishte mbyllur në Viktoria, u rihap për dy orë të mërkurën për të lejuar largimin e njerëzve.

Por, shumëkush mbetet në zonat e prekura nga zjarret, në një qytet dhe policia ka dërguar atje 1.6 ton ujë të pijshëm, me barka. Shtatë viktimat në nju Sauth Uells, përfshijnë dy persona që u gjetën në makinat e tyre, një baba dhe bir që kishin qëndruar për të mbrojtur shtëpinë e tyre si edhe një zjarrfikës

Mediat lokale raportojnë edhe për një viktimë tjetër në Viktoria. Bilanci total i zjarreve, në të gjithë Australinë, për këtë sezon, është 18, me paralajmërime se mund të rëndohet akoma më tej.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Australi#Viktima#TopChannel

Recommended