Macron nderon Kadarenë/ I jep titullin “Oficer i madh i Legjionit të Nderit” në Francë

  • 4 years ago
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është vlerësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, ?Oficer i madh i Legjionit të Nderit?. Në shpalljen e urdhrit të legjionit të nderit, të botuar më 1 janar në fletoren zyrtare, emri i shkrimtarit shqiptar, shfaqet përkrah 483 njerëzve të tjerë të shquar.


Vlerësimet për ta ndahen në kalorës, oficerë, komandantë, oficerë të lartë dhe kryqe të mëdha. Bashkë me Ismail Kadarenë, si oficer të lartë, janë vlerësuar edhe sociologia Claudine Herlizch, egjiptologu Kristian Ziegler dhe shkrimtarja franko-bullgare, Julia Kristeva.

Ismail Kadare mbante titullin prestigjioz ?Komandant i Legjionit te Nderit? që nga viti 2016, ndërsa tani shpallet ?Oficer i madh i legjionit të nderit.

Me tituj dhe vlerësime të larta janë nderuar edhe të tjera personalitete të njohura.

I themeluar nga Napoleon Bonaparte në 1802, Legjioni i Nderit është më i larti nga nderimet kombëtare franceze. Sot, legjioni ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kadare#Macron#TopChannel

Recommended