Kosova ende pa qeveri

  • 4 years ago
Një ditë pasi refuzoi për dy herë me radhë të takohej me presidentin Thaçi, me qëllim mandatimin për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti është parë sërish në publik.
Në këto foto të bëra në mesditë, ai shfaqet në një nga qendrat tregtare të kryeqytetit të Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre.
Të premten Kurti i refuzoi ftesat e Presidentit për takime në orën 13:30 dhe orën 20:00 duke thënë se gjendej jashtë Prishtinës dhe se koha ka qene e pamjaftueshme për t?u përgatitur.
Por në darkë ai u shfaq në një festë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, me rastin e festave të fundvitit.
Për të formuar qeverinë e re, Kurti duhet të mandatohet nga Presidenti dhe nga momenti i mandatimit ai ka 15 ditë afat për t?i paraqitur përbërjen e qeverisë së Kuvendit.
Deri tani Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të gjejë konsensus me Lidhjen Demokratike për formimin e qeverisë.
Kurti nuk ka pranuar kërkesën e LDK -së që ajo të marrë presidentin dhe refuzoi edhe ofertën e Isa Mustafës që LDK të merrte 1 ministër më pak në qeveri, si një lëvizje për zgjidhjen e ngërçit.
Megjithatë, Lidhja Demokratike e mbështeti Vetevendosjen ne zgjedhjen e Glauk Konjufces ne krye te parlamentit dhe ka deklaruar se do ta mbështesë edhe për ta formuar e vetme një qeveri pakice. Por për analistet një qeveri e tille do te ishte e paqëndrueshme.
Nëse Kurti nuk do të arrijë ta marrë mbështetjen e Kuvendit për formimin e qeverisë, presidenti mandaton përfaqësuesin e një force tjetër politike që garanton se i ka votat e nevojshme në parlament.

Recommended