Zyra e Borell-it: Mishengeni duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor
  • 4 years ago
Në një përgjigje të dhënë për Gazetën Express nga zyra e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, thuhet se nisma të tilla rajonale duhet të përfshijnë gjithë rajonin.


Përgjigja përmend edhe samitet për Ballkanin Perëndimor që do të organizohen nën patronazhin e BE-së gjatë 2020-tës si një mundësi e mirë për të avancuar agjendën e integrimit ekonomik të rajonit.

?Bashkëpunimi rajonal është një element kyç për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e gjashtë marrëveshjeve të arritura në kuadër të Stabilizim Asociimit.

Është e rëndësishme që iniciativat rajonale të përfshijnë të gjithë partnerët në rajon, dhe të bazohen tek rregullat e Bashkimit Europian, të mbështetura mbi përgjegjësitë e marra më herët. Liderët tashmë kanë një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar një agjendë ambicioze mbi të ardhmen e integrimit ekonomik rajonal, në funksion të Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb?, citohet të ketë thënë një zëdhënës i BE-së. Të pyetur edhe përse shefi i diplomacisë europiane nuk mori pjesë në samitin e fundit të organizuar në Tiranë, nga BE sqaruan se në Shqipëri janë përfaqësuar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor.

?Ne gjithmonë ndjekim nga afër Samitet e Ballkanit Perëndimor si dhe zhvillimet që ndërlidhen me iniciativat rajonale në Ballkanin Perëndimor?, ishte përgjigja e zyrës së Borell.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Borell#Mishengen#TopChannel
Recommended