Itali, legalizohet “kanabisi ne vazo”

  • 4 years ago
Seksionet e bashkuara penale të Gjykatës së Kasacionit në Itali kanë marrë një vendim që mund të konsiderohet si kalimi i një kufiri epokal. Kultivimi i kanabisit në shtëpi dhe për përdorim personal nuk do të konsiderohet më vepër penale. Kultivimet me përmasa të vogla dhe në formë shtëpiake, primitive dhe jo të sofistikuara teknologjikisht, nga të cilat përfitimi është minimal në sasi, janë konsideruar nga gjykata si të destinuara ekskluzivisht për përdorim personal. Në këtë mënyrë vendimi ka hedhur poshtë tezën e dëmtimit të shëndetit publik.

Në fakt tashmë në Itali duket se është bërë normale që përdoruesit të kultivojnë kanabis në vazo në ballkone, madje mjetet me farat e bimës mund të blihen edhe në internet. Por vendimi i gjykatës është i saktë pasi fton kultivuesit të bëjnë kujdes të mos shtojnë sasinë e prodhimit, apo të mos përdorin mjete të sofistikuara për të përfituar sa më shumë produkt në sasi, apo në kohë.

Më herët ishte lejuar kultivimi për çështje industriale dhe mjekësore në Itali. Edhe në rajonin e Ballkanit, në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut po shtohen fermat e prodhimit të marijuanës. Në Portugali gjithashtu. Ndërsa tashmë është e ditur se Holanda është nga shtetet e para që nuk e ka konsideruar vepër penale kultivimin për përdorim personal.

Tv Klan

Recommended