“Rruga drejt”, në fokus zgjedhjet e 12 prillit

  • 4 years ago
Në fokus të emisionit ?Rruga drejt? që do të transmetohet sonte në orën 20 e 40 minuta në Alsat, janë zgjedhjet e 12 prillit. Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së, Elmi Aziri, nënkryetarë i ASH-së, Kastriot Rexhepi, nënkryetarë i Lëvizjes BESA do të shpalosin qëndrimet e tyre për atë se si do të veprojnë në rast se kryeministri Zaev nga njëra anë kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa opozita maqedonase nga ana tjetër kërkon shpërbërjen e Kuvendit dhe shumë çështje të tjera aktuale. Sa u takon koalicioneve në mes partive, Mexhiti edhe njëherë thekson se kjo parti do të shkojë e vetme në zgjedhje, ndërsa bisedimet për koalicion mes ASH, BESËS dhe Altërnativës ende s?kanë epilog.

Recommended