Ora News - Festat, qeveria jep shpërblim 3 mijë lekë për pensionistët

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një javë parë fundit të vitit qeveria ka miratuar shpërblimin për pensionistët. Ministrja e financave Anila Denaj teksa ka prezantuar buxhetin e vitit 2020 ka theksuar se përfitues do të jenë 663 mijë qytetarë.

?Sot Këshilli i Ministrave mori vendimin për të akorduar bonusin për pensionistët. Ishte një vit jo i lehtë, duke i shtuar edhe kësaj pasojat nga tragjedia e tërmetit e cila jo pak do të marri energji nëpërmjet fondit të rindërtimit dhe të gjithë programit të rindërtimit që është duke u përgatitur. Gjithashtu ne mbajtëm zotimin tone për një solidaritet me pensionistët, duke konsideruar një bonus në masën e 3 mijë lekëve për çdo pensionist dhe kategorisë tjetër qytetarësh që të pajtohen me pensione të veçanta. Nga ky shpërblim i parashikuar do të përfitojnë 663.227 qytetarë me pensione të posaçme nga të cilët 530.364 janë pensionistë me pension pleqërie. 67.754 janë me pension invaliditeti. 49.849 janë në pension familjar. Mbi 13.260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social. Pensione apo trajtim të veçantë financiar si minatorë, punonjës i ish-ndërrmarrjeve ushtarakëve dhe ushtarakëve me pension të parakohshëm.? - deklaroi Ministrja e Financave, Anila Denaj

Projekti i rindërtimit pas tërmetit mbetet në qendër të vëmendjes.

"Duke filluar nga nesër ne do jemi në terren bashkë me INSTAT-in për të bërë një anketim të detajuar të bizneseve që kanë pasur impakt negativ nga tërmeti. Flasim jo vetëm për dëmet në ndërmarrje, por edhe humbjet që ato mund të kenë"

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/qeveria-levron-bonusin-3-mije-leke-pensionistet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended