Ora News - Mesazhi i Krishtlindjeve fokusohet te tërmeti: Ruaje o Zot Shqipërinë tonë!

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Me një lutje për Zotin që ta ruajë Shqipërinë, mesazhi i Kishës Katolike në këtë fund vit ju drejtua veçanërisht të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit. Imzot George Frendo kërkoi nga ata që duan të largohen nga vendi të mos e bëjnë, por të mendojnë për një Shqipëri më të mirë.

Mesazhi i Kishës Katolike për këto Krishlindje i është dedikuar të dëmtuarve nga tërmeti.

Imzot George Frendo, në deklaratën e përvitshme të fundvitit u shpreh se tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi një tragjedi për Shqipërinë, por tregoi dhe solidaritetin e madh të kujtdo për tu ardhur në ndihmë të prekurve.

Imzot George Frendo: Nata e 26 nëntorit ka qenë një tragjedi e madhe. Por ka qenë edhe rast që shumë njerëz, shqiptarë si edhe të huaj, të tregonin solidaritetin e tyre me ata që kanë humbur një ose më shumë persona të vdekur nën rrënoja, dhe me ata që kanë humbur shtëpinë. Ne, si Kishë Katolike, por jo vetëm ne, jemi duke ndihmuar shumë persona që po vuajnë pasojat e tërmetit. Sot, nga grazhdi, Jezusi fëmijë, i etur dhe lakuriq, na kujton fjalët që ai, si i rritur, na tha: ?Pata uri, e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur e më veshët?.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mesazhi-i-krishtlindjeve-fokusohet-te-termeti-ruaje-o-zot-shqiperine-tone

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended