PR konferencë, Fatmir Mediu në Shkodër - (11 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk kalon nga Greqia, por duhen vlerësuar partnerët strategjik si Italia, Turqia etj. Ka qenë ky qëndrimi i sotëm i republikanëve ndaj politikës së jashtme shqiptare. Sipas republikanëve qeveritarët e majtë dhe veçanërisht ministri i Jashtëm Paskal Milo janë gati të sakrifikojnë Durrësin për hirë të interesave greke në Ballkan.

Për republikanët porta kryesore e korridorit 8 duhet të jetë porti i Durrësit dhe jo ai i Selanikut. Ata kanë akuzuar kreun socilist Nano dhe shefin e diplomacisë Milo si shërbëtor të bindur të klaneve të caktuar greke.

Ndërkohë në një takim me republikanët e Shkodrës kryetari i kësaj partie fatmir mediu ka bërë thirrje për tu bashkuar në luftën e madhe për kthimin e pushtetit te qytetarët nëpërmjet presionit demokratik ndaj pushtetit aktual./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego